LAJMI I FUNDIT:

Burri që kreu sulmin me shigjetë në Norvegji ishte i konvertuar në Islam dhe ekziston frika se kishte bindje radikale

Burri që kreu sulmin me shigjetë në Norvegji ishte i konvertuar në Islam dhe ekziston frika se kishte bindje radikale

Burri i arrestuar për sulmin vdekjeprurës me hark dhe shigjeta në Norvegji, ishte konvertuar në Islam, dhe ekziston frika se ai kishte bindje radikale, tha policia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shtetasi danez, 37-vjeçar, akuzohet për vrasjen e katër grave dhe të një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg.


Shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud tha se oficerët kishin qenë në kontakt të fundit me personin në vitin 2020.

Sulmi me hark dhe shigjetë në Norvegji, çfarë dihet për incidentin ku mbetën të vrarë pesë persona?
Lexo po ashtu Sulmi me hark dhe shigjetë në Norvegji, çfarë dihet për incidentin ku mbetën të vrarë pesë persona?

Ai u arrestua dhe u mor në pyetje për disa orë gjatë natës.

Viktimat ishin të gjitha nga mosha 50 deri 70 vjeçe, tha Saeverud të enjten në mëngjes.

Burri i dyshuar për sulmin e ka nënën me shtetësi daneze dhe babanë me shtetësi norvegjeze, raporton BBC.

Prokurorja e policisë Ann Iren Svane Mathiassen ka deklaruar se i njëjti kishte jetuar në Kongsberg për disa vjet.

Policia fillimisht ishte përballur me burrin gjashtë minuta pasi sulmi filloi në orën 18:12 të mërkurën, por ai i gjuajti edhe oficerët me shigjeta. Ai u arratis dhe nuk u kap deri në orën 18:47 – 35 minuta pasi filloi sulmi.

Shefi i policisë tha se pesë viktimat me shumë mundësi u vranë pasi ai u përball së pari nga policia.

Sulmuesi thuhet se ka nisur sulmin brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Një nga të plagosurit ishte një oficer policie jashtë detyrës i cili ishte në dyqan në atë kohë.

Oficeri dhe një person tjetër i lënduar, po shërohen në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori