LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me hark dhe shigjetë në Norvegji, çfarë dihet për incidentin ku mbetën të vrarë pesë persona?

Sulmi me hark dhe shigjetë në Norvegji, çfarë dihet për incidentin ku mbetën të vrarë pesë persona?

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar në Norvegji pasi një burrë i sulmoi ata me një harkë dhe shigjetë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, njoftimet e para për sulmin në zonën Kongsberg në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo u dhanë në orën 18:13 (me kohë lokale).

Si rrjedhojë e këtij sulmi, si i dyshuar u arrestua një danez i moshës 37-vjeçare.

Policia beson se ai ka vepruar vetëm dhe do të nisë hetimet nëse incidenti ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministrja e vendit Erna Solberg e cila deklaroi se raportimet mbi incidentin kishin qenë “tmerruese”

“Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani situatën e ka në kontroll”, tha ajo në një konferencë shtypi.

I dyshuari thuhet se ka nisur sulmet brenda një supermarketi “Coop Extra” në anën perëndimore të Kongsberg. Një nga të lënduarit ishte një oficer policie jashtë detyrës derisa ishte në dyqan në atë kohë.

Një zëdhënës i supermarketit më vonë e konfirmoi se një “incident i rëndë” në dyqanin e tyre, duke shtuar se asnjë nga stafi i tyre nuk u lëndua fizikisht.

Shefi i policisë lokale, Oyvind Aas, e konfirmoi se sulmuesi kishte arritur t’i shpëtonte një konfrontimi fillestar me policinë para se një arrestim të bëhej përfundimisht në orën 18:47 minuta, 34 minuta pasi filloi sulmi.

Oficerët gjithashtu janë duke hetuar nëse sulmuesi kishte përdorur armë të tjera gjatë incidentit, tha policia e Kongsberg.

I dyshuari u zhvendos në një zonë të madhe dhe autoritetet rrethuan disa pjesë të qytetit. Banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda, në mënyrë që autoritetet të mund të ekzaminojnë vendin e ngjarjes dhe të mbledhin prova.

Kryetarja e Kongsberg Kari Anne Sand tha se ishte një sulm tronditës që kishte ndodhur në një zonë ku jetonin shumë njerëz dhe se një ekip krizash do të ndihmonte këdo që është prekur.

Policia njoftoi herët të mërkurën në mbrëmje në Twitter se një person ishte parë duke qëlluar njerëz me hark dhe shigjetë në qendër të Kongsberg, dhe ata paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë brenda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori