Burri nga Peja raporton gruan e tij në polici se vazhdimisht rrah fëmijën e tyre, dërgon video e mesazhe

Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre. Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe. E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































