LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Maryland fitoi dy herë në lotari duke përdorur datën e vdekjes së nënës

Burri nga Maryland fitoi dy herë në lotari duke përdorur datën e vdekjes së nënës

Një burrë nga Maryland i SHBA-ve ka përdorur një strategji interesante kur luajti numrat fitues në lotari, që i ndihmuan atij të merr me vete çmimin prej 10 mijë dollarëve për herë të dytë brenda disa muajve.

“Kam luajtur me numrat e njëjtë sikurse gjatë muajit gusht”, ka deklaruar 58-vjeçari nga Severna Park, kanë njoftuar zyrtarët e lotarisë së Maryland-it, transmeton Telegrafi.

Ai ka pranuar se si gjatë herës së parë kishte fituar në gusht të vitit të kaluar, duke përdorur kështu datën e vdekjes së nënës së tij, kurse biletën e kishte paguar një dollarë e me të ka arritur t’i fitojë 10,146 dollarë.

Ai luajti edhe disa herë pasi fitoi këtë shumë duke përdorur kombinime të ndryshme, që përfaqësonin data të rëndësishme në jetën e nënës së tij të ndjerë.

Por, kur ata numra nuk dolën të jenë fitues, ai përdori numrat e njëjtë që i kishte përdorur në gusht, dhe fitoi po të njëjtën shumë 10,146 dollarë.

Ai tani planifikon që gjysmën e parave të fituara t’ia japë të bijës, e tjerat t’i investojë në renovimin e shtëpisë. /Telegrafi/