LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Londra kundërshton gjobën e parkimit, pretendon se rruga që i është përshkruar në tiketë as që ekziston

Burri nga Londra kundërshton gjobën e parkimit, pretendon se rruga që i është përshkruar në tiketë as që ekziston

Ngasësi i makinës ka kaluar muaj të tërë duke kundërshtuar një gjobë parkimi, duke pretenduar se është gjobitur në një rrugë që nuk ekziston në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hitesh Pabari, ka përpiluar një ankesë të veçantë për të kundërshtuar gjobën që i ishte dorëzuar në muajin maj në Harrow.

Ai theksoi se një roje me veshje civile i doli me shpejtësi nga prapa një peme për t’ia vënë gjobën.

Rruga, “Greenhill Way – Service Rd” në të cili iu vu gjoba, teknikisht nuk ekziston, ka raportuar “MyLondon”.

“Greenhill Way” është një rrugë-A e cila shkon paralelisht rrugës kryesore të qytetit.

Pabari, me këtë rast deklaroi se zonja oficere e parkimit ishte duke pritur e fshehur pas një peme para se ai ta shihte dhe e cila po priste ta gjobiste.

“Qartazi mund ta them se ajo me nxitim dhe e fshehur shkrepi fotografi të veturës sime nga vetëm një kënd dhe jo sikurse zakonisht bëhet fotografimi i mjetit nga të gjitha këndet”.

“Zonja, gjithashtu nuk kishte asnjë uniformë të veshur. Unë për këtë gjë jam informuar dhe kam kuptuar se kjo ka thyer rregullat se si duhet të veprojë një inspektor parkimi”, ka thënë Pabari.

“Për më tepër, ajo as nuk e nënshkroi gjobën. Besimi im ndaj këtij këshilli është thyer plotësisht”.

Ndërsa, njëri prej zëdhënësve të këshillit ka thënë se në rastet kur ka apel, ngasësi duhet të ndjekë procedurën duke e përcjellë me e-mail zyrtar te kompania përgjegjëse. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Kalo në kategori