LAJMI I FUNDIT:

Burjani: LDK ka frikë ndaj Albin Kurtit si kryeministër për disa çështje

Burjani: LDK ka frikë ndaj Albin Kurtit si kryeministër për disa çështje

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe kohën e formimit të institucioneve.

Burjani në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se partia e parë që ka dalë në zgjedhje ka të drejtë vetëm një herë të propozojë të njëjtin kandidatë për kryeministër.


Ai ka thënë se nëse dështon që kandidati i parë të merr minimumin e 61 votave mund të propozojë edhe një kandidatë tjetër, por sipas tij një mundësi të tretë nuk e ka dhe në rast dështimi vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Vetëvendosje dhe LDK duhet të jenë të kujdesshme në harmonizimin e programit në mënyrë që kur të shkohet në Kuvend të jenë marrë vesh paraprakisht”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se nëse këto dy subjekte nuk arrijnë shpejt të harmonizojnë programet formimi i qeverisë mund të zgjasë deri në pesë muaj.

“Por nëse nuk ka ndonjë problem në këtë drejtim procesi i formimit të qeverisë mund të përfundohet Brenda një muaji”.

Burjani ka thënë se VV dhe LDK më shumë duhet të fokusohen në objektiva se sa të merren vesh në vija të trasha.

Ai thotë se LDK ka një frikë ndaj Albin Kurtit si kryeministër për disa çështje.

“Fondi sovran apo fondi zhvillimor është dilema e parë LDK-së. Çështja e mjekëve që është bërë edhe mediatike kohëve të fundit në raport me atë se a mund të punojnë edhe në sektorin publik dhe atë privat por edhe tema e rritjes së pagës minimale”, tha ndër të tjera Blerim Burjani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori