LAJMI I FUNDIT:

Burimi në Baicë të Lipjanit që thuhet se shëron lukthin dhe lëkurën, banori thotë se efektet e ujit i vërtetoi mjeku në Gjermani (Video)

Burimi në Baicë të Lipjanit që thuhet se shëron lukthin dhe lëkurën, banori thotë se efektet e ujit i vërtetoi mjeku në Gjermani (Video)

Nexhmedin Azemi kishte marrë rrugë nga Vitia, bashkë me gruan e tij që të mbush kovat me ujë. Ai kishte dëgjuar se burimi i cili del nga shkëmbinjtë e fshatit Baicë, është shërues.

Nexhmedin Azemi, i cili ka probleme me lukth tash e një kohë të gjatë, ishte shumë entuziastë që ky ujë do t’i ndihmonte në shërimin e tij. Ai ka thënë se për këtë burim, kishte dëgjuar krejt rastësisht nga një mik i tij.


“Kam probleme me lukth prej një kohë të gjatë, dhe me të dëgjuar për këtë burim erdha ta provoj këtë ujë sa ka efekt në shërimin tim. Jam nga Mugilla e Vitisë dhe erdhëm të provojmë vetitë shëruese të ujit. Kam qenë edhe në Zvicër, para një jave jam kthyer. Kam marrë edhe atje trajtim por deri më tani pa efekt”, tha për RTV Dukagjinin, Nexhmedin Azemi.

Burimi në fshatin Baicë, i cili është i rrethuar me male, del nga shkëmbinjtë dhe pavarësisht stinëve, ai çdoherë është i ngrohtë.

Sipas banorëve të këtij fshati, ky ujë ka shëruar shumë persona, të cilët kanë pasur probleme me lukth apo me lëkurën.

Madje Jusuf Bellagoshi, banor i fshatit, tregoi një rast, se si një vajzë i ka shpëtuar operacionit, me të pirë këtë ujë.

“Jam i lindur dhe i rritur në këtë fshat. Sipas të dhënave të pleqve por edhe të dhënave tona ky burim ka ujë shërues. Shëron lukthin dhe puçrrat e fëmijëve, por edhe plagët në përgjithësi i shëron. Një vajzë nga Shala ka pasur probleme me lukth. Ajo ka jetuar dhe punuar në Gjermani dhe ka bërë një termin për operacion në Gjermani. Ajo ndërkohë ka ardhur këtu dhe ka përdorur këtë ujë. Kur është kthyer në Gjermani kishte qenë e shëruar. Pra i ka shpëtuar operacionit duke befasuar edhe mjekët në Gjermani”, tregon banori i këtij fshati, Jusuf Bellagoshi, përcjell Telegrafi.

Vjetërsia e këtij burimi nuk mbahet mend. Thonë që është i vjetër sa vetë malet.

Sipas banorit Beqir Bylykbashi, jo vetëm nga fshati, por me këtë ujë, shërbehen të gjithë fshatrat përreth. Sipas tij, nuk e mban mend nëse dikush në këtë fshat ka vuajtur nga sëmundjet e lukthit.

“Burimi ekziston edhe kur fshati nuk ka pasur banorë. Një pjesë del më i nxehtë, pjesa tjetër pak më i ftoftë. Gjatë verës pastrohen fëmijët pa ndonjë frikë për ftohje të tyre. Vijnë edhe nga fshatrat tjera pasi njerëzit e kanë vërtetuar se u bën mirë për shëndetin e tyre. Kur e kanë provuar njëherë, e kanë vërtetuar se u bën mirë për pezmatimet e lukthit e gjëra të ngjashme. Kështu që vijnë nga Theranda e Kaçaniku pasi ata që e kanë provuar ua kanë përcjellë edhe banorëve tjerë”, shprehet qytetari tjetër Beqir Bylykbashi.

Ndonëse gurgullima e tij është e vogël, mrekullia që bën ai është e madhe. Banorët e fshatit thonë se janë me fat që e kanë një burim të tillë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori