LAJMI I FUNDIT:

Burim Ramadani i reagon Vulinit

Burim Ramadani i reagon Vulinit

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka porositi botën se nëse mbyllin sytë për “Shqipërinë e Madhe”, atëherë ata do të jenë përgjegjës për të keqen që do të vijë”.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka shkruar Vulin është një karikaturë dhe lëpirës i projekteve ruse në Ballkan.


Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Ramadanit:

Aleksandar Vulin është një karikaturë dhe lëpirës i projekteve ruse në Ballkan. Të gjithë që e kanë takuar ndonjëherë tregojnë sa qesharak është. Madje, tallen me të vazhdimisht.

Formulimet e tij janë të nxjerra nga shpellat e Serbisë, ku burojnë politikat hegjemoniste.

Vulin është vegël direkte e ideve ruse të trazirave në Ballkan. Kurrë nuk flet për zhvillim. Flet vetëm për tragjedi e vuajtje, bash sikurse baballarët e tij politik kanë shkaktuar ndaj popujve përreth dy dekada më parë.

Kosova ka rrugën e qartë përpara, përkundër çmendurive të Vulinit. Shteti i Kosovës do të ekzistojë përgjithmonë, sovran dhe demokratik, i sigurt e i mbrojtur, në partneritet strategjik me SHBA e demokracitë tjera dhe anëtare aktive e familjes euro-atlantike.

Ne në Kosovë flasim për kontribut për siguri rajonale e globale. Flasim për modernizim dhe demokratizim të shtetit dhe sektorit të sigurisë. Flasim për të drejtat e njeriut dhe bashkëpunim bilateral e multilateral.