LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri i njohur palestinez Khader Adnan vdes në burgun izraelit pas grevës 87-ditore të urisë

I burgosuri i njohur palestinez Khader Adnan vdes në burgun izraelit pas grevës 87-ditore të urisë

I burgosuri palestinez Khader Adnan, një ish-zëdhënës i ‘Xhihadit Islamik’, i cili u bë simbol i rezistencës palestineze ndaj politikave izraelite të paraburgimit, vdiq të martën pas 87 ditësh grevë urie, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Adnan, 45 vjeç, kishte qenë në grevë urie që nga arrestimi i tij më 5 shkurt, dhe ndërsa ishte në paraburgim ai refuzoi të bënte kontrolle mjekësore, tha Shërbimi i Burgjeve izraelite në një deklaratë duke njoftuar vdekjen e tij.


Lajmi shkaktoi zemërim të gjerë në Bregun Perëndimor dhe raketat u hodhën nga Gaza drejt Izraelit.

Tanimë e veja e Adnan, megjithatë, bëri thirrje për qetësi pas vdekjes së burrit të saj.

Ai u gjet i vdekur në qeli pas grevës së tij gati 3-mujore të urisë, shtoi shërbimi i burgut.

Shoqata e të burgosurve palestinezë njoftoi gjithashtu vdekjen e Adnan, duke thënë se “pushtimi izraelit vrau Sheikh Khader Adnan”.

Ai u arrestua në shkurt me dyshimin për “anëtarësim në një organizatë terroriste, mbështetje për terrorizmin dhe nxitje”, thanë autoritetet izraelite.

Pas lajmit për vdekjen e tij, partitë politike palestineze njoftuan një grevë të përgjithshme në Bregun Perëndimor në zi për Adnanin, me mbylljen e gjykatave, shkollave, universiteteve dhe dyqaneve. /Telegrafi/