LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku flet për të gjitha – ndeshjen me Islandën, kualifikimin dhe largimin nga Kosova

Bunjaku flet për të gjitha – ndeshjen me Islandën, kualifikimin dhe largimin nga Kosova

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki beson fuqishëm se ekipi është në rritje e sipër. Në një intervistë për “IndeksOnline”, Bunjaki thotë se profesioni që ai ka është e kuptueshme të kritikohesh por edhe të lavdërohesh.

“Profesioni që unë e kam, ka kritika ka lëvdata. Kritikohesh nga trajner por edhe lavdërohesh. Është normale sepse jemi në atë fazën e parë që ne kemi filluar me kriju lojë dhe identitet të lojës. Kemi punuar shtatë-tetë vjet për me i pru këta lojtarë. Kemi marr talent të mëdhenj. Së fundi që është Donis Avdijaj i cili refuzoi Gjermaninë U21 vetëm që me ardhur me neve. Kemi luajtur kundër kundërshtarëve që kanë qenë në kampionatin Evropian, madje edhe çerek finalist të evropianit. Përkundër faktit se kemi kundërshtar superior kemi tregu se Kosova është arrë e fortë, kjo tregon që jemi në ngritje përkundër faktit se jemi ekipi më i ri në botë”, ka thënë Bunjaki për IndeksOnline.


Vokrri konfirmon Bunjakun: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por ka progres në lojë
Lexo po ashtu Vokrri konfirmon Bunjakun: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por ka progres në lojë

Së fundi qarkulluan disa zëra se Ardian Kozniku mund të jetë zëvendësuesi i Albert Bunjakit, ky i fundit nëse largohet nga përfaqësuesja. Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

“Mua më vjen shumë keq, po Kosova ka arrit me kriju një identitet. Ka arrit me i pru talentet më të mirë që ekzistojnë. Edhe trajneri i Islandës e lëvdon lojën e Kosovës, thotë që kemi pasur fat që fituam kundër Kosovës. Kosova ka një grup mjaftë interesant”, ka shtuar trajneri kosovar.

Kosova nuk po zhvillon lojë miqësore, gjë e cila mund të jetë një nga shkaqet kryesore për humbjet e fundit në kualifikimet e botërorit “Rusia 2018”.

Sokoli sulmon Bunjakun: Me këta futbollistë mund ta mposhtim Gjermaninë dhe Spanjën
Lexo po ashtu Sokoli sulmon Bunjakun: Me këta futbollistë mund ta mposhtim Gjermaninë dhe Spanjën

“Nuk dua ta kërkoj fajin. Ne duam t’i shkojmë proceset pozitive. Për gjashtë muaj, kemi arrit me kriju një kombëtare që është mjaftë një arrë e fortë edhe për kombëtaret që kanë qenë në kampionatin evropian. Qëllimi ynë, për kampionatin botëror është vetëm për krijim të ekipit. Por kemi pasur edhe ngritje në ranglistën e FIFA-s”.

Pas ndeshjes kundër Islandës, ka pasur shumë përçarje nga tifo grupi “Dardanët”, por Bunjaku edhe pse nuk i takon të flas për këtë gjë, ai mendon se tifozët kosovarë janë më të mirët në botë.

Ish-nënkryetari i FFK-së kërkon dorëheqjen e Bunjakit (Foto)
Lexo po ashtu Ish-nënkryetari i FFK-së kërkon dorëheqjen e Bunjakit (Foto)

“Unë mundem me tu përgjigj për çështje sportive, por edhe mundem me thënë se Kosova ka tifozët më të mirë në botë, ata janë një familje kanë ardhur kudo që kemi luajtur”, ka përfunduar Bunjaki.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj sërish në “Loro Boriqi” të Shkodrës. Kundërshtari i radhës do të jetë kombëtarja e Turqisë.

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori