Bunjaki: Dua konkurrencë në mbrojtje

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki ka shpallur listën e lojtarëve për kampin stërvitore të Zvicrës, që mbahet prej 10 deri më 13 tetor dhe i cili përfundon me një ndeshje miqësore me ekipin e FC Wil.
“Kjo lojë në fakt ka qenë në opsion për më vonë, në forma më ndryshe, por duke pasur parasysh tërheqjen e Panamasë dhe anulimin e shkuarjes në SHBA, FFK-ja ka pasur bisedime tjera, por termini 21 ditë më herët për paralajmërim na ka bërë të pranojmë një mundësi të tillë”, tha Bunjaki për Sporti 1.
“Na duhet me shfrytëzuar këtë më shumë si tubim disa ditor, edhe pse ka qenë dëshira ta shfrytëzojmë termin prej 6 deri më 14 tetor, është e pamundshme, duhet ti përshtatemi kushteve që i kemi. Kjo lojë vjen si mundësi me pasur 2 ushtrime dhe lojën”.
Sipas Bunjakit tashmë skeleti i ekipit ekziston dhe ai tashmë përmend edhe lojtarët bosht të ekipit.
“Mendoj se 60-70 % e ekipit është krijuar, ata që ofrohen duhet ti plotësojnë kriteret e caktuara. Tash është koha jo e testimeve por e kontinuiteti, futbollistët si Samir Ujakni, Loret Sadiku, Anel Rashkaj, Albert Bunjaku pjesë bosht i ekipit. Grumbullimi në Zvicër është kamp i ushtrimeve, ndërsa loja kurorëzim i kampit, si lojë strëvitore. Mendoj se duhet të shkojmë konkurrencën në repartin e mbrojtjes”.
Ndeshjet e siguruar për kohë të shkurtër nuk i japin shumë komoditet në punë teknikut të përfaqësueses së Kosovës. “Është e vështirë nëse i marrim parasysh më herët, tani për njëherë me luajtur 4-5 lojë, kërkon organizim, fuqi ekonomike, përkrahje. Çdo lojë ka lëvizje. Mendoj se duhet të krijohet një fond për përkrahje financiare të përfaqësueses ky është edhe qëllimi i reprezentacionit A, ajo është lokomotiva që e tërheq pjesën ekonomike, të derdhen edhe të reprezentacionet e reja të kenë aktivitete të reja, në këtë ndërlidhet edhe fakti që mos aktivizimi i U-19 dhe U-21, na sjell probleme, sepse ne duhet lojtarët me i testuar direkt në ekipin A. Mendoj se duhet të sigurojmë kundërshtarët më herët, të dihen ndeshjet më herët, për të planifikuar lojën dhe gjithë organizimin”, tha Bunjaki. /Telegrafi/



















































