Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe para shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Bulliqi thotë se Rugova ishte simboli i unitetit kombëtar, transmeton Telegrafi.


"Sot, në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, bëmë homazhe para shtatores së tij në Podujevë për të nderuar jetën dhe veprën e tij të madhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Rugova ishte simboli i unitetit kombëtar, një lider që me vizionin dhe urtësinë e tij udhëhoqi popullin tonë drejt lirisë dhe shtetndërtimit", ka pohuar ai.

Kreu i Podujevës shton tutje se "Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për gjeneratat që vazhdojnë rrugën e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike".

"Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Rugova"./Telegrafi/