LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: Në administratën komunale kemi gjetur 57 punëtorë me kontratë për shërbime të veçanta

Bulliqi: Në administratën komunale kemi gjetur 57 punëtorë me kontratë për shërbime të veçanta

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një konferencë për media ka prezantuar listën me numrin e  punëtorëve të angazhuar kundërligjshëm  për shërbime të veçanta në administratën komunale dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Sipas një njoftimi për media, Bulliqi tha se pas marrjes së  mandatit si kryetar i Komunës, bashkë me ekzekutivin që udhëheq, njëri nga problemet që ka identifikuar është edhe angazhimi i punëtorëve për shërbime të veçanta e që bie edhe ndesh me Ligjin e ri për shërbyes civilë.


“Numri i punëtorëve të angazhuar për shërbime të veçanta ishte 57 dhe 20 prej tyre tashmë u ka skaduar kontrata, ndërsa edhe rreth 37 punëtorëve të tjerë do t’u skadojë së shpejti”, tha Bulliqi.

Siç thuhet në njoftim,  Bulliqi tha se numri më i madh i të angazhuarve me kontratë mbi vepër ka qenë në QKMF, 12 infermiere dhe të cilat kanë bartur barrën kryesore në qendrën anti-COVID.

“Është absurde që në mesin e atyre që janë angazhuar në këtë formë, me kontratë mbi vepër, ka punëtorë që punojnë nga 7-8 vjet, madje edhe mbi 10 vjet. Dhe tashmë, kur punëtorëve të tillë u skadon kontrata ne nuk kemi asnjë bazë ligjore t’ua vazhdojmë ato, sepse biem ndesh me ligjin”, tha kryetari Bulliqi.

“Prandaj është e dhimbshme që dikush që në këtë formë është mbajtur në punë me vite të tëra tani duhet të shkojë në shtëpi, pa fajin e tij, por edhe pa fajin tonë”, tha kryetari Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës po ashtu tha se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore, duke iu drejtuar ministrive përkatëse, për rekrutimin e punëtorëve të rinj, sipas nevojave të administratës, në mënyrë që disa nga punëtorët që ishin me kontrata për shërbime të veçanta të angazhohen me kontrata të rregullta pune.

Në konferencën për media, thuhet në njoftim se Bulliqi përmendi si shqetësues faktin se QKMF së shpejti do të përballet edhe me mungesë mjekësh, për shkak se 10 mjekë do të shkojnë në specializim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori