Ish-kreu i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi në emisionin “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit, i ka komentuar deklaratat e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili kishte thënë se nuk do ta ridiskutojnë temën e demarkacionit me Kosovën.
Bulliqi thotë se nuk janë të befasuar nga qëndrimi i Abazoviqit për Demarkacionin.
“Deklarata e Abazoviqit nuk është se nuk është pritur. Është e kuptueshme se nga pozicioni në të cilin ndodhet Abazoviqi nuk do të ketë të lehtë ta hap këtë temë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj kishte formuar një komision hetimor për të evidentuar lëshimi nga komisioni paraprak.
“Ne kemi bërë një raport, ku kemi konstatuar se linja kufitare nuk ishte përcaktuar mirë”.
Bulliqi thotë se megjithatë tashmë janë tejkaluar të gjitha rregullat ndërkombëtare për shënimin e vijës kufitare.
“Dy shtetet brenda afatit prej dy vjetëve është dashur ta formojnë trupën e përbashkët për të bërë shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, e një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.
Bulliqi thotë se komisioni nuk ka mundur të ndryshojë kufirin, por megjithatë sipas tij faktet e bollshme i janë dërguar Qeverisë së vendit.
Ai thotë se çështje e kufirit mbetet e hapur derisa ende nuk janë përcaktuar disa hapa tjerë.
“Procesi i demarkimit të kufirit është bërë, por jo edhe shënimi dhe mirëmbajtjes. Procesi i shënimit dhe mirëmbajtjes është dalja në terren dhe vendosja e gurëve apo piramidave”, deklaroi ndër të tjera Bulliqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

“Ma mirë me më pas vra se çka më kanë bërë” – rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale në Kosovë

Rahovec: Tri vetura të përfshira në gara të rrezikshme nate, njëri shofer ndëshkohet me 500 euro gjobë

Presidentja Osmani kërcënohet përmes një emaili

Lokalizohet zjarri që kishte përfshirë një ndërtesë banimi në Prishtinë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë