LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi dhe Isufi: Janë të pabazuara dilemat dhe dyshimet në prezantimin e fakteve rreth demarkacionit me Malin e Zi

Bulliqi dhe Isufi: Janë të pabazuara dilemat dhe dyshimet në prezantimin e fakteve rreth demarkacionit me Malin e Zi

Dy profesorët e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve të fundit në Komisionin Qeveritar për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, ku i pari është kryetar e i dyti është anëtar.

Ata thonë se grupet e ndryshme profesionale kanë për obligim të prezantojnë fakte përmbajtjesore dhe të vërteta mbi sovranitetin territorial të vendit.


“Kohëve të fundit ka dilema dhe dyshime të pabazuara në shtjellimin dhe prezantimin e fakteve rreth demarkacionit të vijës kufitare me Malin e Zi. Duhet kuptuar se grupet e ndryshme profesionale kanë për obligim të prezantojnë fakte të shumta, përmbajtjesore dhe të vërteta mbi sovranitetin territorial të vendit”, ka thënë ata në një adresim të përbashkët në Facebook.

Bulliqi e Isufi kanë thënë se raportet profesionale nga komisionet e ndryshme mund të jenë të përafërta apo me dallime të mëdha, varësisht nga qasja dhe lloji i dokumentacionit të shfrytëzuar.

“Raportet profesionale nga komisionet e ndryshme mund të jenë të përafërta apo me dallime të mëdha, varësisht nga qasja dhe lloji i dokumentacionit të shfrytëzuar, por është e drejtë e deputetëve të zgjedhin solucionin më të përshtatshëm politik duke mos atakuar integritetin profesional të autorëve të ndryshëm. Duhet të bëhet e qartë për secilin individ nga politika, mediat apo edhe shoqërisë si tërësi, se me rendësi është të dihet validiteti, saktësia dhe origjinaliteti i burimit të fakteve, që luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin dhe ruajtjen e sovranitetin territorial, e jo simpatia, mbrojtja personale dhe animi i njëanshëm si metodë e imponimit të ndonjë solucionit gjysmak dhe të pa kompletuar”, kanë shtuar më tej.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thumbuar profesorët e Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi, gjatë një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive gjatë natës së mbrëmshme.

“Kjo është çështje e përgjegjësive institucionale shtetërore, nuk është çështje e garës së profesorëve të një katedre siç po ndodh tash, garë profesionale”, është shprehur Thaçi, gjatë një interviste në Klan Kosova.

Ai ka thënë se ka besim të plotë se edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, edhe kryeministri Ramush Haradinaj, do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për kalimin e kësaj situate, bashkërisht me të, si president, por edhe me opozitën, që të lëvizet përpara që vendi ta fitojë të drejtën për liberalizim të vizave.

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori