LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria e përshëndet rekomandimin pa kusht për Maqedoninë

Bullgaria e përshëndet rekomandimin pa kusht për Maqedoninë

Bullgaria aktualisht si udhëheqëse e presidencës së BE-së ka përshëndetur rekomandimin pa kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësim e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Ministri bullgar për Punë të Jashtme theksoi se në kuadër të përpjekjeve e Sofjes për integrimin e shteteve nga Ballkani Perendimor, shkruan Telegrafi Maqedoni.


“Jemi të kënaqur nga rekomandimet e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë në BE. Kryeministri Boyko Borissov, Qeveria dhe shërbimet diplomatike të Bullgarisë, kanë punuar për këtë në muajt e kaluar, thuhet në deklaratën e MPJ-së bullgare.

Zyrtarisht Sofja thekson se tërësisht i mbështet përmbajtjen në raportin e Komisionit Evropian, si dhe principet euro-integruese, të bazohen në meritat e tyre, qeverisjen e së drejtës dhe drejtim të mirë ekonomik.

Rekomandimin nga raporti i Komisionit Evropian, Bullgaria si kryesuese do të vazhdojë ta mbështes edhe për miratim nga Këshilli i BE-së në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori