LAJMI I FUNDIT:

Bujaria e Kylie Jennerit – befason fansen me vështirësi ekonomike duke i dhuruar shumën prej mijëra dollarësh

Bujaria e Kylie Jennerit – befason fansen me vështirësi ekonomike duke i dhuruar shumën prej mijëra dollarësh
Foto: Sarah Haas/Warner Bros

Kylie Jenner ndau disa nga pasuria e saj miliardëshe për një fanse dhe nënën e saj.

Të enjten në episodin e “The Ellen DeGeneres Show”, Kylie Jenner befasoi vendasen e saj nga New Yorku, Ashley Almonte dhe nënën e saj, Mireya Almonte me nga 100,000 dollarë për secilën, për të ndihmuar në zbutjen e presioneve të tyre financiare – një dhuratë që i la nënë e bijë të përlotur.


“Kjo është e mahnitshme”, tha Ashley, 22 vjeçe, e cila kohët e fundit u largua nga kolegji për të ndihmuar nënën e saj dhe zbutur shpenzime financiare të familjes.

“Unë dua që ti të paguash kredinë tënde të studimeve” i tha Kylie-Ashleyt. “Unë dua që ti të jesh në gjendje të kthehesh në kolegj”, vazhdoi më tej ajo, shkruan Revista People, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, Kylie dhuroi 50,000 dollarë për shkollën ku punon nëna e vajzës, Mireya, 35 vjeçe, duke ofruar një kontroll të tepërt për Mireyan, dhe kolegët e saj, të cilët u lidhën në video drejtpërdrejt gjatë emisionit.

Siç i tha Mireya-Kyliet, ajo ka punuar si mësuese e klasës së parë në shkollën “Title 1” në Bronx të New Yorkut, për gati 20 vjet, dhe shpesh dhuron shumë nga paratë e saj për të ndihmuar nxënësit e saj atje.

“Ne i shërbejmë fëmijëve që vijnë nga strehimoret. Ne jemi si një familje”, tha Mireya. “Ne nuk i mësojmë ata vetëm në mënyrë akademike, ne gjithashtu i përqafojmë ata, i inkurajojmë ata, ne gjithashtu i ndihmojmë prindërit nëse ata kalojnë situata të vështira. Dhe shumica e parave vijnë nga xhepat tanë sepse ne nuk marrim fonde të mjaftueshme për këtë” ka treguar tutje nëna e vajzës, e cila është fanse e zjarrtë e Kylie Jenner.

Foto: Sarah Haas/Warner Bros

Ashley gjithashtu ka dhuruar para për të ndihmuar nënën e saj. Kjo është ajo që e bëri atë në ta vërtetë të linte shkollën.

“Pashë nevojën. Pashë lotët e saj. Unë i pashë të gjitha këto”, tha Ashley. “Kështu që u ngrita dhe thjesht fillova një punë me orar të plotë”, tregoi më tej ajo.

“Nëna ime, ajo është vetëm një prind i vetëm”, shtoi Ashley. “Ajo është gjithmonë duke u siguruar që nxënësit e saj janë të parët, duke hequr para nga xhepi për ta, duke u siguruar që ata të shkëlqejnë”.

Foto: Sarah Haas/Warner Bros

Të gjitha këto rrëfime e përlotën Kylien.

“Unë jam shumë e rezonuar me historinë tënde për shkak të asaj se sa shumë e d ti nënën tënde”, i tha Kylie fanses. “Dhe unë jam e fiksuar me nënën time. Do të bëja gjithçka për nënën time, kështu që vërtet e vlerësoj atë që ti bën”, tha Kylie.

“Unë ju thashë, mos e humbni kurrë shpresën”, i tha Mireya vajzës së saj në fund të emisionit. “Gjithmonë ka një engjëll atje”, vazhdoi.

“Faleminderit që dëgjuat zërin tim”, tha Ashley, teksa mori dhuratën më të madhe ndonjëherë nga idhulli i saj. /Telegrafi/

Foto: Sarah Haas/Warner Bros

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori