LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Më shumë integrim të Ballkanit Perëndimor për stabilitet, parashikueshmëri dhe besim në marrëdhëniet e ndërsjella

Bujar Osmani: Më shumë integrim të Ballkanit Perëndimor për stabilitet, parashikueshmëri dhe besim në marrëdhëniet e ndërsjella

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Bratisllavë, ku po merr pjesë në Forumin GlobSec 2023, ka trajtuar konceptin e ashtuquajtur “Më shumë integrim para anëtarësimit”.

Duke iu drejtuar panelit kushtuar të ardhmes së zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai theksoi se edhe pse anëtarësimi i plotë në BE mund të zgjasë disa vite, vendeve kandidate për anëtarësim në BE u duhen hapa të përkohshëm afatshkurtër, por të besueshëm dhe real për të avancuar ekonominë, lidhjen dhe proceset demokratike.


“Anëtarësimi në Komunitetin e Energjisë dhe Transportit, së bashku me liberalizimin e vizave, ishin shembuj të mirë se si të eksportohen rregullat deri te kandidatët para anëtarësimit të plotë në BE. Zgjerimi gradual i këtij integrimi në fusha të tjera do të promovojë stabilitetin, parashikueshmërinë dhe besimin në marrëdhëniet tona të ndërsjella”, theksoi Ministri.

Osmani edhe një herë shpjegoi se qëllimi i konceptit është t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor qasje në fonde, si dhe pozita vëzhguese në institucionet evropiane, me qëllimin përfundimtar nga vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillojnë kapacitete kompatibile me vlerat evropiane dhe konkurrencën e tregut.

“Kjo nuk është alternativë për anëtarësimin e plotë, por diçka e dobishme për qytetarët tanë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit, siç është integrimi progresiv i Tregut Unik, p.sh. lëvizja e lirë e mallrave; lehtësimi i tregtisë ndërmjet rajonit dhe BE-së përmes uljes dhe eliminimit të tarifave dhe kuotave të mbetura doganore, duke përfshirë produktet bujqësore dhe duke ofruar përjashtime nga masat tregtare; furnizimi pa pagesë i shërbimeve dhe lëvizja e kapitalit; përfshirja në politikat tregtare dhe tatimore të orientuara drejt së ardhmes etj.” shpjegoi ai.

Në panelin për zgjerimin e Unionit, me pikëpamjet e tyre u drejtuan Ministri i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Aleksander Shallenberg, Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq dhe Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori