LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani shpreson në konsensus për çështjet strategjike të Maqedonisë

Bujar Osmani shpreson në konsensus për çështjet strategjike të Maqedonisë

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pas takimit me Kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata tha se “vazhdimi i takimit të liderëve në një formacion më të ngushtë është planifikuar të hënën dhe shpresoj që do të gjejmë zgjidhje për çështjet strategjike, që është në interes të të gjithë qytetarëve, sepse madje 75% e qytetarëve janë për anëtarësim në NATO dhe BE”.

Ai theksoi se secili duhet të bëj koncesione të caktuara, nëse dëshirohet të arrihet konsensusi, ashtu siç e bën BDI-ja, e cila në fillim ishte kundër mbajtjes së referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“BDI-ja në mënyrë aktive do të participimin e shprehjes në referendumit dhe do të vazhdojmë deri në fund, sepse kjo është zgjidhja më e mirë për vendin, që është qëndrim gati se i njëjtë me partitë tjera politike të kampit shqiptar në Maqedoni”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, si palë kryesore në procesin e skriningut me BE-në nga Dibra ka filluar me karvanin e evropianizimit të shtetit dhe shoqërisë.

“Kjo është aktiviteti i parë pas emërimit nga ana e Qeverisë për palë kryesore me BE-në dhe ai karavani i evropianizimit të shtetit dhe shoqërisë e filloj pikërisht në Dibër. Këtu pash se ka kapacitet, kapacitet ka edhe në Qeveri dhe jemi të gatshëm. Energjia që erdhi nga marrja e ftesës për anëtarësim në NATO plotësisht e drejtuam kah obligimet. Konsideroj se nuk do të vendos asnjë indiferent dhe do të jemi pjesë e asaj dëshirës konsensuale të qytetarëve të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s”, tha Osmani.

Ai e vizitoi Dibrën bashkë me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku, si dhe disa zëvendës tjerë të Maqedonisë.

Në takim me kryetarin Lata kanë biseduar për projektet e realizuara, ata që janë gjatë realizimit, si dhe mundësinë për të sjell vende të reja të punës, shëndetësi më të mirë, arsim dhe kushte më të mira për qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori