LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani për vizitë pune në Berlin dhe Varshavë

Bujar Osmani për vizitë pune në Berlin dhe Varshavë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të turnes së tij në metropolet evropiane do të qëndrojë në vizitë pune në Federatën e Republikës së Gjermanisë në takim me Ministrinë shtetëror gjerman për Evropë dhe përfaqësues të Federatës së Republikës së Gjermanisë në BE, Majkl Rot.

Siç njoftojnë nga SÇE, tema qendrore në takim do të jenë integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut,në drejtim të përkrahjes nga ana e Qeverisë të Federatës Gjermane për vendimin për fillimin e negociatave në tetor, të cilën Bundestagu do të shqyrtojë në seancë më 26 Shtator, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Berlini, Osmani direkt udhëton për Varshavë, ku do të realizoj takime me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Polonisë, Konrad Shmianski, por do të takohet edhe me Ministrin për Punë të Jashtme në Republikën e Polonisë,Jacek Çaputoviç.

Tema qëndrore edhe ne takimet në Poloni do të jenë perspektivat Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetjen në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së në tetor.

Vizitat ne Berlin dhe Varshvë paraqesin pjesë të turnes Evropiane të Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë në metropolet Evropiane, ku në prag të mbledhjeve të tetorit të Këshillit të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori