LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane

Bujar Osmani: Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani, në kuadër të delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të Këshillit të Atlantikut në Uashington.


Pjesë e çështjeve të hapura për të cilat ekspertët shkëmbyen mendime ishte edhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE dhe sfidat me të cilat ballafaqohet si vend gjatë procesit të integrimit evropian, por edhe mundësitë që ofrojnë iniciativat për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Si liderë, ne duhet të mbetemi të përkushtuar në rrugën e anëtarësimit në BE. Duhet të ndërmarrim hapa vizionarë për përmirësimin e zhvillimit demokratik, zgjerimin e mundësive ekonomike dhe inkurajimin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor, të gjitha me qëllim të prosperitetit të plotë të vendit dhe qytetarëve të tij”, tha Osmani në tryezën e rrumbullakët.

Ai gjithashtu theksoi se viti i kaluar 2022 ishte një vit progresiv për Maqedoninë e Veriut, e cila pas 17 vitesh pritje arriti të shkrijë “akullin e përjetshëm” që rrethon procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Ne e morëm fatin në duart tona dhe vendimet e nevojshme që morëm, sado të dhimbshme politikisht në afat të shkurtër, i ankoruan aspiratat tona për integrim evropian në një afat të gjatë pasi arritëm të bashkohemi së pari në familjen euroatlantike në vitin 2021”, tha Osmani.

Në Këshill u diskutua edhe për përpjekjet e Qeverisë për tu ballafaquar me krizën energjetike, luftën kundër korrupsionit dhe përgjigjen e Maqedonisë së Veriut për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në të gjithë rajonin.

Duke folur për korrupsionin, Osmani përkujtoi se Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e SHBA-së dhe Dialogun tonë Strategjik, do të vazhdojë të bëjë hapa të mëdhenj drejt rritjes së prosperitetit të të gjithë qytetarëve tanë, përmirësimit të sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori