LAJMI I FUNDIT:

Bugatti prezanton logon e re derisa adobton qasje më ndryshe për t’u bërë markë luksoze

Bugatti prezanton logon e re derisa adobton qasje më ndryshe për t’u bërë markë luksoze

Prodhuesi i hiper-veturave Bugatti planifikon që të kalojnë nga hiper-veturat që thyen rekorde të shumta tek veturat super të shtrenjta dhe luksoze elektrike.

Më pak se një vit nga blerja e 55 për qind të aksioneve të Bugatti nga prodhuesi kroat i energjisë Rimac, dhe me 45 për qind të aksioneve që i takojnë Porshce-së, marka franceze ka bërë të ditur se planifikojnë që të ofrojnë edhe më tepër vetura shumë milionëshe të destinuara për përdorim rrugor.


Bugatti njihet më së shumti për veturat e tyre Veyron dhe Chiron me motor me katër turbo që arrijnë shpejtësi prej më shumë se 400kMh, por që ata po kthehen drejt vetura me motor elektrik që t’i përshtaten të ardhmes, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Duke i dhënë identitetin e ri korporatës, ata publikuan një logo të re të thjeshtë “EB”, inicialet themeluesit të kompanisë, Ettore Bugatto.

Megjithatë, logo e re nuk do të përdoret në veturat e Bugatti.

Në vend të kësaj, logo e re do të paraqitet në magazinat, dhomat ekspozuese, dhe ndërtesat e tjera të reja të kompanisë, siç është edhe fabrika Molsheim në Francë. /Telegrafi/