LAJMI I FUNDIT:

Bugatti prezantoi modelin mbresëlënës Centodieci

Bugatti prezantoi modelin mbresëlënës Centodieci

Më në fund, u shfaq ky model që ka 1,600 kuaj fuqi

Javën e kaluar, Bugatti ka treguar në tërësi dukjen që do ta ketë modeli Centodieci, që është bazuar në EB110 SS, derisa ka edhe shumë pjesë prej modele tjera, që janë prodhuar më vonë, transmeton Telegrafi.

Tani është prezantuar zyrtarisht ky model mbresëlënës, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve në Monterey Car Week.

“Kemi bërë bashkë, modelet që i ka prodhuar Bugatti në 30 vitet e fundit, duke dhënë një pamje të mahnitshme. Ata që e blejnë do jenë shumë me fat, derisa të gjithë entuziastët janë ndarë të kënaqur” ka thënë presidenti i Bugattit, Stephan Winklemann.

Në fotografitë e shpërndara, shihet Centodieci në metal, që ngjanë shumë edhe me makinat e vitet e 90-ta, si dritat shumë më të ngushta, hapësirat e përparme për marrjen e ajrit dhe shtresën transparente mbi motor.

Derisa modeli origjinal EB110 SS kishte motorin me 3.5 litra V12 dhe prodhonte 650 kuaj fuqi, Centodieci shfrytëzon motorin e Chiron me 8.0 litra VV16 dhe nxjerrë 1,600 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.5 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 380 kilometra në orë.

Të interesuarit për Bugatti Centodieci, duhet të paguajnë tetë milionë euro, derisa duhet të presin dy vjet derisa t’ju dërgohet kjo veturë me stil shumë të mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shumë njerëz nuk e dinë - vrima në derën e pasme të veturës kryen një funksion të rëndësishëm

Shumë njerëz nuk e dinë - vrima në derën e pasme të veturës kryen një funksion të rëndësishëm

Auto
Mercedesi elektrik Vision EQXX, që me një mbushje të baterisë përshkon mbi 1 mijë kilometra

Mercedesi elektrik Vision EQXX, që me një mbushje të baterisë përshkon mbi 1 mijë kilometra

Auto
Ky është vendi i parë evropian që do t'iu dërgojë paralajmërime shoferëve se afër tyre ka ndodhur një aksident

Ky është vendi i parë evropian që do t'iu dërgojë paralajmërime shoferëve se afër tyre ka ndodhur një aksident

Auto
Trump njofton për

Trump njofton për "goditjen" e radhës ndaj industrisë automobilistike kineze

Auto
Uber ka rënë dakord të paguajë miliona euro për t'i dhënë fund luftës ligjore me taksitë australiane

Uber ka rënë dakord të paguajë miliona euro për t'i dhënë fund luftës ligjore me taksitë australiane

Auto
Brabus prezanton modelin e frymëzuar nga Mercedes-AMG

Brabus prezanton modelin e frymëzuar nga Mercedes-AMG

Modelet e Reja
Kalo në kategori