LAJMI I FUNDIT:

Bugatti EB110 Sport Competizione është rikthyer në rrugë të mbarë pas 25 vitesh

Bugatti EB110 Sport Competizione është rikthyer në rrugë të mbarë pas 25 vitesh

Bugatti EB110 Sport Competizione është kthyer në rrugën e duhur pas 25 vjetësh nga gara e fundit në të cilën mori pjesë.

Dy vjet pas debutimit të konceptit, Bugatti zbuloi një version prodhimi të modelit unik La Voiture Noire. Kompania po përgatitet gjithashtu që të nxjerr në shitje modelin, Centodieci, i cili është një version modern i veturës super sportive EB110 SS nga vitet 1990. Përveç 139 njësive rrugore, Bugatti gjithashtu ka prodhuar dy vetura garuese në fabrikë EB110 që zhvillojnë deri në 690 kuaj/fuqi, dhe tani njëra prej tyre është përsëri në rrugë të mbarë për herë të parë në 25 vjet.


E para ishte blu EB110 LM, e cila garoi në 24 Orët e Le Mans 1994. Vetura tërhoqi vëmendjen e Guild Pallance-Pastor, i cili vendosi një rekord shpejtësie në akull në 1995 EB110 Super Sport. Ai dëshironte të merrte pjesë në garat zyrtare të serisë amerikane IMSA dhe garave të tjera të durimit, kështu që ai kërkoi nga Bugatti të prodhonte një veturë gare për të, raporton sportauto.

Rezultati ishte EB110 Sport Competizione, i cili u bë në vetëm gjashtë muaj. Është më i lehtë dhe më i shpejtë se një veturë rrugore gjersa Bugatti planifikoi të prodhonte tre kopje. Sidoqoftë, vetëm një u bë për shkak të problemeve me financat dhe furnitorët.

Pallanca-Pastor ka hyrë në garat IMSA dhe BPR Global GT Series, një seri ndërkombëtare e krijuar për makina super sportive bazuar në modelet e prodhimit. EB110 SC kishte performancë të mirë, por kërkesa për vetura super sportive ra dhe pjesët e zëvendësimit u bënë gjithnjë e më të vështirë për tu gjetur. Bugatti përfundimisht falimentoi në 1995 dhe u ringjall nga Volkswagen Group në vitin 1998.

Vetura u riparua dhe iu shit një koleksionisti, 25 vjet pas garës së fundit. Bugatti i rrallë EB110 Sport Competizione është kthyer në Dijon për një set fotografik, kështu që tani mund të shohim se si duket kjo unike. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Motori i ri i Ferrari FXX – V12 – po del në ankand

Motori i ri i Ferrari FXX – V12 – po del në ankand

Auto
Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Auto
​Porsche po del në bursë, investitori kryesor i mundshëm dihet

​Porsche po del në bursë, investitori kryesor i mundshëm dihet

Auto
Kalo në kategori