Aktori Fatmir Spahiu, i njohur gjerësisht me nofkën “Bufi”, ka konfirmuar se është propozuar për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe veçanërisht në mesin e komunitetit artistik.


Menjëherë pas publikimit të lajmit, një reagim i gjerë dhe mbështetës ka ardhur nga aktori dhe producenti Shkumbin Istrefi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për Spahiun, duke theksuar se ai është personi i duhur për një pozitë të tillë.

Më poshtë, postimi i plotë i Istrefit (pa ndërhyrje):

"Uroj Fatmir Bufi Spahiu per gatishmerine per te kontribuar ne fushen te cilen e njeh me se miri. Une e di qe Bufi ka llogaritur ne rezultatin qe mund te jete. E ka ditur qe mund te mos zgjidhet kjo Qeveri.

E njoh mire Bufin, edhe si aktor teper te talentuar dhe si njeri i mire, i mencur, inteligjent, i drejte dhe cmoj shume gatishmerine e tij per te pranuar nje post Ministri.

Jam i sigurt qe do te ishte Minister i shkelqyeshem ne Ministrine ku eshte propozuar.Kete status nuk po e shkruaj per Bufin, po per shume te tjere qe e paragjykojne njeriun, dhe mendojne qe nje aktor i cili eshte i popullarizuar ne ate mase sa eshte Bufi, nuk mund apo nuk duhet te hyje ne politike. Apo apriori mendojne qe nuk eshte per ate pune?!?!?!?!.

Ju lutem, mos paragjykoni njerez. Eshte sakrifice e madhe e nje njeriu te popullarizuar te pranoje te kandidohet per minister.

Nje aktor i dashur pa dallim partishe. Bufi ka dashur te kontribuoje dhe ka pasur guximin te "rrezikoje" simpatine per te nga partite tjera, sepse ka ndjere nevoje te kontribuoje.

Poashtu cmoj edhe guximin dhe vendimin e Albin Kurtit qe te kerkoje emra jashte partiak.

Kjo duhet te behet praktike edhe per partite tjera sipas meje. Jemi lodhur nga intereset partiake.

Kosova nuk eshte e partive por eshte e njerezve qe jetojne ketu.

Te pergezoj Buf per gatishmerine dhe uroj qe ne te ardhmen secila parti te kerkoje njerez adekuat, qofte edhe jashtepartiak per poste.Buf, te dua". /Telegrafi/