LAJMI I FUNDIT:

BSPK përkrah protestën e zjarrfikësve

BSPK përkrah protestën e zjarrfikësve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përmes komunikate përkrah Sindikatën e Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar të mbahet të enjën.

BSPK thotë se do të jetë zëri i punëtorëve dhe në përkrahje të sindikalistëve për realizmin e qëllimeve sindikale.


“BSPK shpreh keqardhje për zvarritjet e tilla që i janë bërë kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e çështjeve shumë esenciale që lidhet më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Zjarrfikësit të enjten protestojnë
Lexo po ashtu Zjarrfikësit të enjten protestojnë

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka konfrimuar për mbajtjen e protestës për ditën e enjte duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/