LAJMI I FUNDIT:

BSH emeton kartmonedhën e re 10 mijë lekëshe, në qarkullim pas dy vjetësh

BSH emeton kartmonedhën e re 10 mijë lekëshe, në qarkullim pas dy vjetësh

Banka e Shqipërisë (BSH) ka njoftuar për emetimin e një kartëmonedhe me vlerë 10 mijë lekë e cila do të përdoret si mjet pagese vetëm në vitin 2020. Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit, mirëpo gjatë vitit pasues do të hyjnë në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese të 200, 500 dhe 1,000 lekë.

Sipas BSH-së, përcjell Telegrafi, mbajtja dhe rritja e cilësisë në nivele të kënaqshme do të realizohet nëpërmjet zhvillimit të proceseve të automatizuara të përpunimit, paketimit dhe shkatërrimit të kartëmonedhave në Qendrën e Parasë së Gatshme, duke bërë zëvendësimin e sistemeve të vjetra të përpunimit me ato bashkëkohore që përdoren nga bankat qendrore evropiane.


Leku i ri, leku i vjetër - dilema që ngatërron shqiptarët
Lexo po ashtu Leku i ri, leku i vjetër - dilema që ngatërron shqiptarët

Në fund të vitit të kaluar, BSH miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10 mijë lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga ‘Hymni Kombëtar’. Bashkë me këtë u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale dhe përmasat e kartëmonedhës. /Telegrafi/