LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes zbulon ‘sekretin’ e goditjeve të sakta të penalltive

Bruno Fernandes zbulon ‘sekretin’ e goditjeve të sakta të penalltive
Bruno Fernandes (Foto: Matt Childs/ Pool via Getty Images/Guliver)

Bruno Fernandes këmbëngul se nuk ka asnjë sekret të suksesit të tij nga penalltia dhe thjeshtë i ekzekuton ashtu si ndihet në ndeshje.

Djajtë e Kuq investuan 55 milionë euro për blerjen e 25-vjeçarit nga Sportingu në janar, por mesfushori gjeti menjëherë veten dhe u konfirmuar si blerje e qëlluar te klubi nga Old Traford.


Fernandes është bërë shpejt një figurë lideri për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, duke shënuar 12 gola dhe tetë asistime në vetëm 22 paraqitje, ndërsa shumë gola dhe asistime shtoi te Sportingu.

Mourinho thumbon Fernandesin – thotë se është i mirë vetëm në gjuajtjen e penalltive
Lexo po ashtu Mourinho thumbon Fernandesin – thotë se është i mirë vetëm në gjuajtjen e penalltive

Shumë prej këtyre golave kanë ardhur nga pika e bardhë, me Unitedi që fitoi një mori penalltish në sezonin 2019-20 dhe të gjitha u konvertuan nga Fernandes.

Portugezi ende nuk ka humbur asnjë penallti nga tetori i vitit 2018, por ai ka thënë që nuk ka asnjë sekret të ekzekutimit kur është pyetur rreth kësaj çështje.

“Unë nuk kam asnjë sekret për goditjen e penalltisë”, ka thënë fillimisht Bruno Fernandes për UEFA.com.

“Mendoj se stërvitem shumë, më pëlqen të stërvitem shumë. Unë gjithmonë i kushtoj vëmendje asaj që bëjnë portierët – si pozicionohen, si parandalojnë më së miri goditjet në gol. Bazuar në atë, bazuar në ndeshjen dhe bazuar në mënyrën se si ndihem në fushë, vendos se si të godas një penallti”.

Super ylli i Manchester United: Tetë gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për Bruno Fernandes
Lexo po ashtu Super ylli i Manchester United: Tetë gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për Bruno Fernandes

“Nuk kam një teknikë specifike në goditjen e penalltive. Nuk ka ndonjë ekzekutim të cilin e bëj, thjesht i përmbahem asaj që ndjej se është më e rehatshme”.

“Nëse e ndryshoj çdo herë kaq shpesh, kjo mund ta bëjë portierin të pasigurt. Unë ndryshoj garancinë time për mënyrën se si ndihem gjatë ndeshjes, ose se si ndihem se portieri do të lëvizë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

La Liga
Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Isak dhe Toney të paarritshëm,. Arsenali gjen sulmuesin në Eredivisie

Premier League
Kalo në kategori