LAJMI I FUNDIT:

Brukseli me shpresa se Shkupi dhe Sofja do të mund të arrijnë kompromis

Brukseli me shpresa se Shkupi dhe Sofja do të mund të arrijnë kompromis

Siç raportojnë nga MIA, Komisioni Evropian nuk heq dorë nga nisja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Me kërkesë të MIA-s për reagim pas takimit të kryeminsitrave të RVM-së dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Boyko Borissov në Sofje, Komisioni Evropian thotë se palët duhet të gjejnë kompromis dhe se mund të tejkalohen mospajtimet.


“I inkurajojmë të dyja palët që të vazhdojnë me përpjekjet për gjetjen e zgjidhje në problemet e tyre bilaterale”, tha zëdhënësja për Zgjerim, Ana Pisonero.

Më 17 nëntor duhet të mbahet Këshilli i Ministrave të BE-së në të cilin do të bisedohet për zgjerimin dhe ku duhet të merret vendim për kornizën negocuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, por Bullgaria nuk heq dorë dhe konsideron se nuk mund të jepet dritë e gjelbër nëse nuk gjendet kompromis rreth çështjes së gjuhës dhe temave historike.

“Vazhdojmë të shpresojmë se mund të arrihet marrëveshje në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, thotë Pisonero.

Në Komisionin Evropian nuk ka ndryshuar vokabular. Ata thonë se bisedimet duhet të nisin sa më shpejt, por asnjëherë nuk kanë përmendur data.

Gjermania që kryeson me BE-në dhe komesari evropian për zgjerim deklarojnë se po shpresojnë të ketë konferencë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti.

“I përshëndesim përpjekjet e Gjermanisë për lehtësimin e bisedimeve me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim që të arrihet marrëveshja”, është qëndrimi i KE-së.

Diplomatët në Bruksel thonë se duhet të vazhdojnë kontaktet dhe përpjekjet për arritjen e kompromisit edhe pse pala bullgare nuk ka mbështetjen e vendeve tjera anëtare ajo ka të drejtën e vetos dhe se asnjë vend, as institucioni nuk mund të ndërhyjë në çështjet bilaterale./Telegrafi/