LAJMI I FUNDIT:

Brozovic do të mbetet te Interi

Brozovic do të mbetet te Interi
Marcelo Brozovic (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, duket se do ta vazhdojë karrierën te Nerazzurrët. Kështu bën të ditur Calciomercato.

Futbollisti kroat i ka shqyrtuar disa oferta nga klubet evropiane, megjithatë gjasat janë të mëdha që të mbetet në Giuseppe Meazza.


Ai do të takohet me hierarkinë e klubit në të ardhmen, ndërsa pritet që drejtorët t’i bëjnë ofertë për kontratë të re të përmirësuar.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

27-vjeçari është pjesë e Interit nga viti 2015 kur u transferua nga Dinamo e Zagrebit, fillimisht i huazim dhe pastaj klubi italian e bleu kartonin e tij.

Interi planifikon kontratën e re për Brozovicin
Lexo po ashtu Interi planifikon kontratën e re për Brozovicin

Që atëherë, Brozovic ka pasur momente të ngritjes dhe rënies në formë, sidoqoftë Antonio Conte ka nevojë për një mesfushor me cilësitë e tij. /Telegrafi/