Kthehet në bronz, në Kolonjën e tij, legjendari Sali Butka. Jeta e tij është histori, pjesë e kujtesës dhe e ndërgjegjes kombëtare, që i duhen së tashmes dhe ardhmërisë. Luftëtar, poet popullor e diplomat popullor, strateg e vizionar, Sali Butka shpëtimin e atdheut e shikonte te përpjekjet e përbashkëta dhe te dija, ndërsa tek Amerika shikonte shpëtimtarin nga copëzimi prej lakmive të fqinjëve…
E madhërishme nuk është vetëm shtatorja tani, por dhe akti: kthimi i Sali Butkës i bronztë në truallin e tij është dhe përgjegjshmëri e së sotmes, përlindje e besimit, vazhdim i triumfit të ndërgjegjes së Kombit.
Me Sali Butkën mësojmë se për atdhe përdoret jo vetëm pushka, por edhe pena, më shumë se llogoret duhet shkolla, mbi të gjitha dashuria patriotike e vëllazëria në breza e breza.
Shumë nga vjershat e tij Sali Butka i shkroi në Malin e Tomorrit – Olimpi i shqiptarëve, në shtëpinë e gjyshit tim, ndërsa me djalin e tij, patriotin dhe padagogjistin Safet Butka, im atë ishte bashkëpunëtor. Nipi i Sali Butkës, veprimtari Uran Butka, historian, shkrimtar, deputet shpirtëror, e vazhdon misionin e të parëve duke na pasur pranë, qytetarë të shumtë, në lëvizjen demokratike për një Shqipëri euroatlantike. Shtatorja – vepër e skulptorit të mirënjohur Agim Rada – i ngërthen me art të gjitha këto me porosi atdhedashurinë, që s’është vetëm antike e as jo moderne, por thjesht e përjetshme.
Vendosja në Ersekë e kësaj shtatoreje është ngjarje kombëtare…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë