LAJMI I FUNDIT:

Broja: Shpresojmë në fitore

Broja: Shpresojmë në fitore

Kosova U21 do t’i luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikimet e kampionatit evropian.

Fillimisht Kosova do të përballet me Izraelin në Mitrovicë, ndërsa pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Azerbejxhani.


Kapiteni Rron Broja është shprehur optimist për paraqitje të mirë dhe për fitore, por është i vetëdijshëm se para vetës kanë një kundërshtar shumë cilësor.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për neve, mirëpo kemi kohë për t’u përgatitur dhe të futemi sa më mirë në këtë ndeshje”.

“Shpresoj të arrijmë fitore, edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë”.

“Me paraqitjet që kemi bërë deri më tash, shpresoj se do të kemi sukses edhe këtë herë. Kemi një harmoni shumë të mirë në përfaqësuese dhe tash e njohim edhe më mirë lojën e njëri-tjetrit”, ka theksuar Broja.

Ndërsa përzgjedhësi Prekazi ka ftuar dashamirët e futbollit që të vijnë të enjten në stadiumin “Adem Jashari” në numër sa më të madh dhe t’i japin mbështetje dhe kurajë këtyre djelmoshave, të cilët me paraqitjet e treguara deri më tash kanë dëshmuar se futbolli i Kosovës ka të ardhme të ndritur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori