LAJMI I FUNDIT:

Britney: Kujdestaria mi vrau ëndrrat

Britney: Kujdestaria mi vrau ëndrrat
(Foto: Walt Disney/Getty)

Britney Spears në postimin e saj të fundit në Instagram shprehu ndjenjat dhe zhgënjimet e saj në lidhje me gjyqin dhe situatën në të cilën ndodhet, duke thënë se ruajtja (kujdestaria) ia ka shkatërruar ëndrrat dhe gjithashtu se nuk e ka në plan të performojë në një të ardhme të afërt.

Që nga vendimi i 14 korrikut, këngëtarja i ka shprehur mendimet e saja në Instagram në lidhje me vendimin dhe për ata që përfshihen në statusin për ruajtjen e saj që 13 vite.


Në postimin e fundit, Spears ndau me ndjekësit zhgënjimet, por edhe një ndjenjë shprese, duke zbuluar përfshirjen e familjes së saj në të gjithë procesin gjyqësor dhe duke u dhënë fansave dhe publikut një pasqyrë të rrallë për dekadën e fundit të jetës së saj.

Duke folur me lot në sy, Britney Spears kërkoi nga gjykata që t’i hiqet kujdestaria babait të saj
Lexo po ashtu Duke folur me lot në sy, Britney Spears kërkoi nga gjykata që t’i hiqet kujdestaria babait të saj

Ajo kryesisht u dërgoi një mesazh atyre që kritikojnë videot e vallëzimit që ajo shpesh i poston duke thënë se është gjithçka që mund të shohin, sepse ajo nuk do të performojë në të ardhmen e afërt, sepse babai i saj do të kontrollonte atë që ajo vesh, thotë ose bën.

“Nuk më pëlqeu që motra ime u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe interpretoi këngët e mia. I ashtuquajturi sistemi im i mbështetjes më ka lënduar thellë! Kjo kujdestari mi ka vrarë ëndrrat!”, ka theksuar 39-vjeçarja.

Sidoqoftë, Brintey u shpreh se, pavarësisht dokumentarëve që sjellin momente poshtëruese nga e kaluara e saj, “ajo i kapërceu të gjitha”, duke shtuar se shpresa ‘e mbajti’ gjatë kësaj periudhe.

Motra e Britneyt, Jamie Lynn, interpretoi këngën “Till The World Ends” në Radio Disney Music Awards të vitit 2017 (Foto: Walt Disney/Getty)

Këngëtarja përsëriti në njoftim se nuk u lejua të lansonte muzikë të re dhe se babai i saj, Jamie Spears, ende ia kontrollon pronën, por edhe jetën e saj. Prandaj, në vend të kësaj, Spears tha se preferon të postojë video duke kërcyer në dhomën e saj të ndenjes.

Gjykata hedh poshtë vendimin, Britney Spears dështon të marrë pavarësinë financiare dhe jetësore nga babai i saj
Lexo po ashtu Gjykata hedh poshtë vendimin, Britney Spears dështon të marrë pavarësinë financiare dhe jetësore nga babai i saj

“Siç thashë… shpresa është gjithçka që kam tani… ju jeni me fat që postoni ndonjë gjë fare… nëse nuk ju pëlqen ajo që shihni, ndaloni të më ndiqni! Njerëzit po përpiqen të vrasin shpresën sepse shpresa është një nga gjërat më të ndjeshme dhe më të brishta që ekzistojnë!”, ka shkruar Spears në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori