Britaniku ofron 70 milionë dollarë për të gërmuar vendin ku vite më parë hodhi “hard-diskun e mbushur me bitcoin”

Një burrë britanik i cili aksidentalisht hodhi në plehra një hard-disk të ngarkuar me Bitcoin i ka ofruar autoriteteve lokale ku ai jeton më shumë se 70 milionë dollarë, nëse do ta lejonin që ai të gërmonte në një vend deponie.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, punëtori i IT, James Howells, hoqi dorë nga pajisja, e cila mbante një stok dixhital prej 7,500 bitcoin-ëve, midis qershorit dhe gushtit të vitit 2013.
Ai fillimisht kishte “përfituar” monedhën virtuale katër vjet më parë kur ajo kishte pak vlerë.
Por kur kriptovaluta u rrit në vlerë dhe ai shkoi në kërkim të saj, ai zbuloi se ai e kishte hedhur gabimisht hard-diskun, bashkë me plehra.
Dhe tani, me Bitcoin-at e tij të humbur dhe me rritje të madhe në vlerë të tyre, Howells i është drejtuar Këshillit të Qytetit Newport në Uells për të kërkuar leje për të gërmuar një pjesë të veçantë të vendit të deponisë ku ai beson se përfundoi hard-disku i tij.
Madje në këmbim, ai ka ofruar t’i paguajë këshillit një të katërtën e vlerës, e cila ai thotë se mund t’u shpërndahet banorëve vendas.
Monedha dixhitale u krijua në vitin 2009 nga një programues anonim kompjuterik ose grup programuesish të njohur si Satoshi Nakamoto.
Bitcoin-ët janë në thelb skedarë kompjuterikë që ruhen në një “portofol dixhital” në pajisjen tuaj. Ato mund të përdoren si pagesa, me çdo transaksion të regjistruar në një listë publike të njohur si blockchain.
Çmimi i Bitcoin arriti nivelin më të madh në të gjitha kohërat në ditët e fundit dhe tani po tregtohet rreth 37,000 dollarë.
Siç bëhet e ditur, Howells së pari zbuloi se hard-disku i ngurtë mungonte kur bitcoin-ët e tij vlenin rreth 9 milionë dollarë.
Bazuar në normat aktuale, ai vlerëson se vlera e tyre do të shkonte në rreth 273 milionë dollarë.
Ai i tha për CNN: “Unë ofrova të dhuroja 25% ose 52.5 milionë funte (71.7 milion dollarë) për qytetin e Newport në mënyrë që t’ua shpërndaja të gjithë banorëve lokalë që jetojnë në Newport – nëse do të gjeja dhe rikuperoja bitcoin-ët”.
“Kjo do të thoshte rreth 175 funte (239 dollarë) për person për të gjithë qytetin (316 mijë banorë). Fatkeqësisht ata e refuzuan ofertën dhe nuk duan as të diskutojnë ballë për ballë me mua për këtë çështje”.
Duke treguar rrëfimin e tij, CNN shkruan se pasi zbuloi gabimin, Howells shkoi në deponinë e mbeturinave për të parë se ku mund të kishte përfunduar hard-disku, përcjell Telegrafi. Ai i tha CNN në atë kohë: “Sapo pashë hapësirën, mendova se nuk ke asnjë shans. Zona e mbuluar është e madhe”.
Sidoqoftë, ai tani beson se di se si ta rimarrë atë.
“Plani do të jetë të gërmojmë një zonë specifike të deponisë bazuar në një sistem referimi të rrjetit dhe të rimarrim hard-diskun duke iu përmbajtur të gjitha standardeve të sigurisë dhe mjedisit”.
“Disku më pas do t’u paraqitet specialistëve të rikuperimit të të dhënave të cilët mund të rindërtojnë pajisjen nga e para me pjesë të reja dhe të përpiqen të rimarrin pjesën e vogël të të dhënave që më duhen për të hyrë në bitcoin”.
Lidhur me këtë kërkesë të tij, një zëdhënëse e Këshillit të Qytetit Newport ka thënë për CNN se autoriteti i qeverisë lokale ishte “kontaktuar disa herë që nga viti 2013 në lidhje me mundësinë e rikuperimit të një pjese të pajisjes IT që thuhet se përmban bitcoin”.
Në një deklaratë dërguar CNN, zëdhënësja tha se këshilli nuk e kishte refuzuar ofertën – por përkundrazi, nuk u lejua të gërmonte vendin.
Ajo tha: “Këshilli i ka thënë Z. Howells në disa raste se gërmimi nuk është i mundur nën lejen tonë të licencimit dhe gërmimi në vetvete do të kishte një ndikim të madh mjedisor në zonën përreth. Kostoja e gërmimit të deponisë, ruajtja dhe trajtimi i mbeturinave mund të shkojë në miliona funte – pa ndonjë garanci për ta gjetur ose për të qenë ende në gjendje pune”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës