LAJMI I FUNDIT:

Britanikja nxjerr në “shitje” virgjërinë për një milion funte (Foto)

Britanikja nxjerr në “shitje” virgjërinë për një milion funte (Foto)

Një adoleshente nga Britania e Madhe pretendon se ka nxjerrë në shitje online virgjrinë, dhe shpreson që për shërbimin e ofruar personat e interesuar do t’i japin një milion funte.

Amy, 19-vjeçe nga Londra, ka arritur marrëveshje me “Cinderella Escorts” kompani kjo që merret me aranzhimin e këtyre takimeve, duke shpresuar se ky veprim do t’ia “ndryshojë për të mirë jetën” dhe do të mund ta ndihmojë familjen, transmeton Telegrafi.


Kjo vajzë të cilës nuk i është zbuluar mbiemri, ka deklaruar se me paratë e fituara shpreson t’i paguaj shpenzimet e universitetit dhe të udhëtojë nëpër botë.

Ajo tashmë ka pasur tre takime me klientët potencialë, përfshirë këtu një bankier në Wall Street, një biznesmen gjerman dhe një futbollist, të cilët ajo i ka përshkruar si “meshkuj shumë interesant”.

“Cinderella Escorts” pretendon se ka “kontrolluar” virgjërinë e saj te mjeku, dhe për këtë posedojnë certifikatë si dëshmi. Çmimi aktual është 1,200,000, por mund të ndryshojë në ditët në vijim në dy milionë funte.

“Është një mundësi e mirë që jeta ime të ndryshojë për të mirë, një mundësi që mund t’i ndihmojë familjes time të kenë ato që nuk i kanë pasur më herët. Dua t’i ndihmojë ashtu siç më kanë ndihmuar ata ndër vite”, ka deklaruar Amy. /Telegrafi/