LAJMI I FUNDIT:

Britanikëve po iu kërkohet që të njoftojnë policinë nëse fqinjët e tyre nuk po i përmbahen karantinës

Britanikëve po iu kërkohet që të njoftojnë policinë nëse fqinjët e tyre nuk po i përmbahen karantinës

Si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, policia në Britani të Madhe po iu kërkon britanikëve që të njoftojnë nëse fqinjët e tyre nuk po i përmbahen rregullave të karantinës të urdhëruar nga kryeministri Boris Johnson.

Tashmë është krijuar një linjë e veçantë telefonike, ku mund të njoftohet nëse në fqinjësi janë mbledhur më shumë se dy persona, si dhe sa është disatanca të cilën po e mbajnë, transmeton Telegrafi.


Në West Middlands, Greater Manchester, Avon dhe Somerset po kërkohet që të tregohet edhe për ata që shihen duke i thyer rregullat në mënyra të ndryshme.

Me anë të portaleve të krijuara në internet, po kërkohen që të bëhen këto njoftime jo emergjente, në mënyrë që të largohet shprehia e takimeve me shtrëngim duarsh, përqafim, si dhe qëndrim të panevojshëm në afërsi.

Të gjithë atyre që tregojnë për veprimet e fqinjëve, iu kërkohet të mbushin një formular, për të treguar se çfarë sjellje demonstrojnë ata, në mënyrë që të shërbejnë si të dhëna, se si njerëzit sillen në situata të tilla.

Kjo kërkesë, vjen pasi policia britanike ka nisur të bëjë edhe patrulla me dron, për të parë për lëvizje të panevojshme dhe mbledhje në grup në zona të ndryshme. /Telegrafi/