Autoritetet shëndetësore britanike kanë zbardhur të dhënat e fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 47,525 të infektuar rishtas me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Gjithashtu është bërë e ditur se dhe 1564 njerëz të tjerë kanë vdekur si rezultat i infeksionit, raporton worldometers.

Ky është numri më i madh ditor i të vdekurve në atë vend që nga fillimi i pandemisë. Gjatë valës së parë, numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua më 21 prill, me 1,166 vdekje.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në atë vend u rrit në 3,211,576 dhe vdekjet në 84,767. /Telegrafi/