LAJMI I FUNDIT:

Britania në zi për Princin Philip, homazhe në të gjithë vendin

Britania në zi për Princin Philip, homazhe në të gjithë vendin

Homazhe me të shtëna armësh do të mbahen sot rreth Britanisë së Madhe, Gjibraltarit dhe nga luftanije në det, për bashkëshortin e Mbretëreshës Elizabetë, princin Philip, i ndarë nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare.

Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, nga ora 12:00 e mesditës do të qëllohet 41 herë në qytete si Londra, Edinburgu, Kardif dhe Belfasti.

Anijet e Marinës Mbretërore do të përshëndesin gjithashtu me armë Dukën e Edinburgut, i cili ka shërbyer si oficer i marinës gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton A2.

Homazhet do të shfaqen online dhe në televizion dhe publiku inkurajohet t’i shohë nga shtëpia.

Detajet lidhur me funeralin e Princit Philip pritet të bëhen të ditura gjatë orëve në vazhdim. Ceremonia mortore do të zhvillohet javën e ardhshme në Kapelën e Saint Xhorxh të Winsdor, me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë.

Sipas vullnetit të tij, Duka nuk do të ketë një funeral shtetëror dhe pjesëtarëve të publikut u kërkohet të mos marrin pjesë.

Flamujt në godinat qeveritare do të qëndrojnë në gjysmë shtizë deri në ditën e varrimit.

Gjithashtu kambana e Abacisë së Wenstminster do të bjerë 99 herë çdo 60 sekonda, për të nderuar çdo vit të jetës së Dukës.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori