LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës, 14 tanke Challenger 2 dhe armë tjera të rënda

Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës, 14 tanke Challenger 2 dhe armë tjera të rënda

Britania e Madhe do të dërgojë 14 tanke Challenger 2 dhe armë tjera të rënda në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme – duke trajnuar kështu forcat ukrainase në përdorimin e tankeve dhe armëve, ka njoftuar kryeministri i këtij vendi Rishi Sunak.

“Kryeministri e ka të qartë që lufta e gjatë dhe statike i shërben i shërben vetëm Rusisë. Për këtë kryeministri dhe ministrat e tij do të diskutojnë me aleatët tanë nëpër botë, gjatë ditëve të ardhshme për të rritur presionin mbi Putinin për të siguruar një të ardhme më të mirë për Ukrainën”, tha zëdhënësi i qeverisë, transmeton Telegrafi.

Për dërgimin e tankeve në Ukrainë është përfolur se do ta bëjë edhe Gjermania, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete lidhur me këtë kërkesë të kamotshme të Kievit.


E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka kërkuar vazhdimisht nga vendet e perëndimit që t’i dërgojnë sa më shumë armë të rënda dhe precize, që do ta ndryshonin rrjedhën e luftës në këtë vend.

Deri më tani disa prej tyre që janë dërguar në Ukrainë si HIMARS, NAMAS dhe IRIS-T, u ka ndihmuar ukrainasve që të kryejnë sulme të suksesshme, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori