LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe pritet t’i humb 123 miliardë dollarë në financat publike pas BREXIT-it

Britania e Madhe pritet t’i humb 123 miliardë dollarë në financat publike pas BREXIT-it

Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve se një BREXIT pa marrëveshje mund të sillte një humbje plot 123 miliardë dollarë në financat publike.

Deficiti buxhetor tashmë është projektuar të tejkalojë 50 miliardë sterlina vitin e ardhshëm dhe kjo mund të dyfishohet lehtë nëse Britania del nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.


Kjo është theksuar nga Instituti për Studime Fiskale në Buxhet (IFS), i cili gjithashtu ka vënë në pah se edhe me një lehtësim të politikës monetare e fiskale, ekonomia britanike po përballet për të dytin vit radhazi me stagnacion ekonomik, nën një skenar të BREXIT=it pa marrëveshje.

“Qeveria tani nuk ka më në dorë asnjë spirancë fiskale efektive. Duke pasur parasysh nivelin e jashtëzakonshëm të pasigurisë dhe rreziqeve me të cilat përballen ekonomia dhe financat publike, kryeministri duhet të ofrojë lehtësira të mëtejshme tek taksat”, tha drejtori i IFS-së Paul Johnson, përcjell Telegrafi.

Si zgjidhje të mundshme, Johnson po u ofron votuesve nga ana tjetër, dhjetëra miliarda sterlina si rritje e shpenzimeve qeveritare dhe ulje të taksave të pagave. Planet e shpallura nga shefi i Financave, Sajid Javid nënkuptojnë se shpenzimet ditore për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe policinë tani janë më të larta se ato të propozuara nga partia e opozitës, askohohe në pushtet para zgjedhjeve të vitit 2017.

Britania e Madhe për BREXIT-in pa marrëveshje: 88 për qind e produkteve nuk do të përballen me tarifa
Lexo po ashtu Britania e Madhe për BREXIT-in pa marrëveshje: 88 për qind e produkteve nuk do të përballen me tarifa

Nga ana tjetër, IFS vlerësoi se Britania ka humbur pothuajse tërësisht periudhën e rritjes botërore që nga viti 2016, me prodhim rreth 60 miliardë sterlina më të ulët se sa do të kishte qenë nëse votuesit e referendumit zgjidhnin të qëndronin në BE. Madje, një vonesë e mëtejshme e BREXIT-it do të zgjaste edhe më tepër pasigurinë që ka goditur investimet dhe rritjen.

Aktualisht duket se vendi është në rrugën për të thyer rregullin kryesor fiskal, i cili kërkon që huamarrja strukturore të jetë më pak se 2 për qind e prodhimit të Brendshëm Bruto në vitet 2020-2021. Një stimul fiskal për të ndihmuar ekonominë t’ia dalë pas një BREXIT-i pa marrëveshje, do të bënte që borxhet të rriteshin në gati 90 për qind të të ardhurave kombëtare për herë të parë që nga mesi i viteve 1960, duke rritur mundësinë e shkurtimeve të mprehta të shpenzimeve në vitet e ardhshme.

Pyetur rreth kësaj situate, kryeministri Johnson është shprehur se, “stimujt duhet të jenë shqyrtuar me kujdes dhe të përkohshëm. Një ekonomi që rezulton më e vogël nga sa pritej, mund të mbështesë më pak shpenzime publike se sa pritej, jo më shumë”. /Telegrafi/