LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe fton liderët e shtatë vendeve më të industrializuara që të takohen në qershor

Britania e Madhe fton liderët e shtatë vendeve më të industrializuara që të takohen në qershor

Britania e Madhe ka njoftuar për planet që këtë të jetë nikoqire e samitit të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara, që do të shënonte mbledhjen e parë të këtij grupi, pas inaugurimit të Joe Bidenit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët thanë se samiti është paraparë të mbahet më 11 deri më 13 qershor në qytetin Kornvall, në jugperëndim të Anglisë.

Udhëheqësit e shteteve të G7-së nuk janë takuar fizikisht që prej vitit 2019. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte detyruar që të anulonte një takim në Shtetet e Bashkuara për shkak të pandemisë COVID-19.

Lufta kundër Coronavirusit pritet të jetë një ndër temat kryesore në takimin e G7-ës.

Kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një deklarate tha se, “grupi i shteteve më demokratike, prej kohësh është katalizatori për veprime të rëndësishme ndërkombëtare për trajtimin e sfidave më të mëdha me të cilat përballemi”.

“Coronavirusi pa dyshim është forca më shkatërruese që kemi parë për gjenerata të tëra. Duhet që t’i qasemi sfidës së rimëkëmbjes, duke u bashkuar për të krijuar një të ardhme më të mirë”, shtoi ai.

Liderët e shteteve të G7-së janë takuar virtualisht muajt e fundit.

Në këtë grup bëjnë pjesë: Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Britania, që këtë vit kryeson presidencën e G7-së, i ka ftuar liderët e Australisë, Indisë dhe Koresë së Jugut që të marrin pjesë në samit. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori