LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe e quan të rrezikshme prekjen e kufijve të Kosovës

Britania e Madhe e quan të rrezikshme prekjen e kufijve të Kosovës

Një debat për Kosovën është zhvilluar sot në Parlamentin britanik, ku ka folur edhe Ministri për Evropë, Sir Alan Duncan.

Duncan foli për sfidat dhe mundësitë e Kosovës, gjatë 11 vjetëve të pavarësisë së vendit.


Duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ministri britanik ka thënë se “arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë  dhe Serbi si dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”, raportojnë mediat.

Në anën tjetër ai e mirëpriti krijimin e Delegacionit shtetëror të Kosovës dhe theksoi se progresi në negociatat kërkon që të gjitha palët të “respektojnë të drejtën demokratike të Kosovës për të përcaktuar se si dhe nga kush, vendi është i përfaqësuar”.

Duke njohur mosmarrëveshjet aktuale ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë, Duncan u bëri thirrje të dy palëve që të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata.

Ndërkaq, në lidhje me tarifën e vendosur nga Kosova, ai theksoi se “me partnerët tanë ndërkombëtarë i kemi kërkuar qeverisë së Kosovës për të përcaktuar hapat që synon të marrë për pezullimin e tarifave dhe për të mundësuar një kthim në dialog”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori