Mbretëria e Bashkuar është akuzuar për “mbyllje të syve” ndaj “parave të pista” të Rusisë, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Komiteti për Punë të Jashtme ka thënë se Londra është përdorur për të fshehur “asetet e korruptuara” të presidentit rus, Vladimir Putin dhe aleatëve të tij.
Po ashtu është thënë se ky aktivitet konsiderohet “biznes i zakonshëm” për Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia.
Komiteti ka thënë se ky rast përbën shkatërrim të përpjekjeve britanike për të luftuar masat kundërthënëse të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Shkalla e dëmit që mund të kenë këto ‘para të pista’ në politikën e Jashtme të Britanisë zvogëlon rëndësinë e përfitimeve të qytetit nga transaksionet ruse”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit për punë të Jashtme, Tom Tigendhat, para publikimit të raportit të titulluar, Ari i Moskës: Korrupsioni rus në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai ka thënë se tregu në Londër është duke i mundësuar Kremlinit rritjen e ndikimit në Perëndim, duke u lejuar rusëve të blejnë dhe shesin prona luksoze në kryeqytetin britanik.
“Ndër vite, Moska është kthyer nga të qenit një shtet i korruptuar në një eksportues të paqëndrueshmërisë. Korrupsioni rus dhe ndikimi janë kthyer në shqetësim për sigurinë kombëtare”, ka shtuar ai.
Komiteti ka rekomanduar që të punohet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të ndaluar blerjen e obligacioneve ruse që janë shitur me ndihmën e bankave të sanksionuara ruse. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City