LAJMI I FUNDIT:

Britani: Shpëtohen disa emigrantë ilegalë iranianë

Britani: Shpëtohen disa emigrantë ilegalë iranianë

Një grup prej tetë emigrantësh nga Irani janë shpëtuar, pasi po udhëtonin me një anije të vogël në brigjet e Britanisë.

Ministria e Brendshme britanike tha se emigrantët janë shpëtuar pranë brigjeve të qytetit Dover më 23, teksa ata po lundronin me një anije gome.

Emigrantët më pas janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe raportohet se janë në gjendje të mirë fizike.

Ende është e paqartë se prej ku kanë nisur rrugëtimin e tyre këta migrantë drejt Britanisë.

Katërmbëdhjetë qytetarë iranianë po ashtu ishin shpëtuar më 22 nëntor, teksa po udhëtonin me një anije të ngjashme.

Autoritetet britanike thanë se vetëm gjatë kësaj jave, në kanalin anglez janë shpëtuar 42 migrantë. BBC ka raportuar se 93 emigrantë, që besohet se janë nga Irani, kanë arritur që të vijnë me anije në Angli.