Brightoni dhe Manchester United i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 21:15, do të zhvillohet në stadiumin ‘Amex Stadium’, me Djajtë e Kuq që cilësohen si favoritë.

Për këtë ballafaqim, Brightoni do të jetë vetëm pa Jose Izquierdo, që është i lënduar.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer do t’i ketë lojtarët më të mirë në dizpozicion dhe do i kërkojë vetëm tri pikë.

Formacioni startues i Brightonit: Ryan, Lamptey, Dunk, Duffy, Burn, Montoya, Bissouma, Stephens, Propper, Allister, Connolly.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, Fernandes, Matic, Pogba, Greenwood, Martial, Rashford. /Telegrafi/