Liderët e Bashkimit Evropian i kanë dhënë afat edhe për gjashtë muaj Britanisë së Madhe, që të del nga BE-ja. Një gjë e tillë është arritur pas pesë orëve bisedime në Bruksel, shkruan BBC.

Afati i ri është paraparë të jetë 31 tetori, ku nga ai moment Britanisë së Madhe i kërkohet të largohet nga BE-ja, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se ka një mesazh për miqtë e tij britanikë – “ju lutem mos humbni kohë”.

E në anën tjetër kryeministrja britanike Theresa May e cila kërkonte shtyrje të afatit, ka thënë se Britania e Madhe se do të ketë nevojë për ndihmë për daljen nga BE-ja. /Telegrafi/