LAJMI I FUNDIT:

BREXIT pa marrëveshje do të kushton 60 milionë paund në ditë

BREXIT pa marrëveshje do të kushton 60 milionë paund në ditë

Britania po “vlon” nga përplasja ndërmjet konservatorëve pro largimit nga Bashkimi Evropian, me palën që mbështet planin e kryeministres Theresa May për të finalizuar BREXIT-in dhe një grup që mbështet ish-Sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, që duan të rrëzojnë qeverinë dhe theksojnë se me unionin duhet një marrëveshje që të vendosë atë me shpatulla pas murit dhe jo Britaninë me “rrip eksplozivi” në brez.

Një nga biznesmenët e shqetësuar për ecurinë e BREXIT-it është Ralf Speth, shefi ekzekutiv i Jaguar dhe Land Rover, i cili thotë se vonesat në zinxhirin e furnizimit mund të ndalojnë prodhimin e makinave dhe përsërit paralajmërimet se një dalje nga BE pa marrëveshje mund t’i kushtojë Jaguar Land Rover, punëdhënësi më i madh i sektorit privat në West Midlands, rreth 1.2 miliardë paund.


Ralf Speth tha se JLR që prodhon tre mijë makina në ditë dhe mbështetet fort në furnizimin me zinxhirët “just-in-time” ku pjesët dorëzohen pak para se të përdoren, do të ishte “shumë, shumë i shqetësuar” nëse do të kishte bllokime në furnizimin me pjesë si pasojë e mungesës së një marrëveshje të re tregtare me BE-në.

Ai tha për Sky News se “Vetëm një pjesë e humbur mund të nënkuptojë ndalimin e prodhimit me një kosto prej 60 milionë paund në ditë, një rrezik i madh. Ne varemi nga logjistika e lirë, pa fërkime dhe pa ndërprerje”, përcjell GSH.

Ai paralajmëroi për humbjet e mundshme të dhjetëra deri mijëra vendeve të punës “nëse nuk gjendet zgjidhja e duhur” për BREXIT-in.

Por një zëdhënës i kryeministres Theresa May, tha se plani i qeverisë përfshin propozime për të mbrojtur vendet e punës në industri që mbështeten në furnizimin e zinxhirit “just-in-time”.

Ai shtoi se plani i May për një paketë të përbashkët rregullash do të “ndihmoj në sigurimin e tregtisë pa u frikësuar nga BE dhe do të shohë sektorin tonë të makinave që të vazhdojë ‘lojën’ si faktor kryesor në rritjen e ekonomisë”.

Speth tha se pronarët indianë të JLR-së Tata Motors, e cila ka investuar 50 miliardë paund në Britaninë e Madhe gjatë pesë viteve të fundit, kërkojnë shumë më tepër siguri rreth tregtisë të Britanisë me Evropën përpara se të investojnë më shumë para.

Tata ka treguar më parë planin për të investuar 80 miliardë paund gjatë pesë viteve të ardhshme. Kompania, e cila bën një në tre makina të prodhuara në Britani, ka tre impiantet që së bashku punësojnë afro 40 mijë veta dhe në të cilat varen 260 mijë vende të tjera të Britanisë në zinxhirin e furnizimit.

Më e madhja e tre impianteve të saj në Mbretërinë e Bashkuar, në Solihull, prodhon 1,500 makina çdo ditë duke përdorur 15 milion komponentë.

Por Jaguar Land Rover këtë javë raportoi një humbje tremujore prej 210 milionë paund, humbjen e saj të parë për tre vjet, duke ngritur pyetje në lidhje me gatishmërinë e saj për të investuar më tej në Britani të Madhe. /Telegrafi/