LAJMI I FUNDIT:

Brenda të shumëpriturit Porsche Taycan (Foto)

Brenda të shumëpriturit Porsche Taycan (Foto)

Modeli i parë tërësisht elektrik nga Porsche, duke shumëi  mirë nga karrigia e shoferit

Entuziastët e këtij prodhuesi gjerman, po e presin me padurim se si do të duket i pari EV që deri më tani thuhej se do ta ketë emrin Mission E, transmeton Telegrafi.


Nuk kaloi shumë dhe Porsche bëri të ditur se do të quhet Taycan, ndërsa do të ketë dy motorë që së bashku do të prodhojnë 600 kaujfuqi.

Spiunët arritën ta fotografojnë teksa po testohej në rrugë, andaj kishin një ide se çfarë pamje do të ketë. Por, deri më tani nuk dihej asgjë për enterierin.

Falë imazheve të postuara në Facebook, që janë larguar menjëherë, mund të “hyjmë” brenda Taycan dhe të shohim si duket.

Thuhej se ky protorip po testohej në Zelandë të Re, ndërsa nuk dihet se si arritën që ata ta fotografojnë pjesën e brendshme.

Çfarë bie në sy, është timoni i zakonshëm që mund ta gjejmë te çdo Porsche.

Detaji që vërehet më së shumti, është paneli tërësisht digjital i instrumenteve, i pari te një Porsche.

Modelet e fundit të kësaj kompanie, i kanë pasur katër deri në pesë sisteme digjitale, por Taycan do t’i ketë të gjitha dhe e ngre këtë model në një nivel shumë më të lartë teknologjie.

Pjesët tjera janë të kamufluara, ndërsa shihet një pjesë e madhe e hapjes për ventilim.

Nga çfarë po shihet, mund të thuhet se Porsche Taycan do të jetë një ndër makinat më të mira elektrike që do të lansohet në treg. /Telegrafi/