Brenda parkut të madh të lodrave me ‘rollercoasterin’ më të lartë dhe më të shpejtë në botë - pritet të hapet këtë vit në Arabinë Saudite

Një park gjigant lodrash do të hapet këtë vit dhe do të ketë rollercoaster-in më të shpejtë në botë.
I vendosur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, Six Flags Qiddiya City 'pritet të hapet' në fund të vitit 2025, transmeton Telegrafi.
Më parë, ishte raportuar se parku do të hapej në pranverën e vitit 2026, por kjo tani është sjellë më shpejt, tregon Revista Attractions.
Atraksioni mbresëlënës u njoftua për herë të parë në vitin 2019 dhe kur të jetë gati, do të mburret me Falcon's Flight, i cili do të jetë rollercoasteri më i lartë dhe më i shpejtë në botë.
Do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësi deri në 250 kmh dhe do të jetë 639 metra i lartë.
Tre lojëra të tjera në park pritet gjithashtu të thyejnë rekorde, përfshirë Iron Rattler, i cili do të jetë rollercoasteri më i lartë i pjerrët në botë, pra do të jetë 208 metra i lartë.
Ndërkohë, Kulla Sirocco do të bëhet lojëra më të lartë e pavarur dhe do të ketë një lartësi maksimale prej 475 metrash. Me një lartësi prej 173 metrash, Gyrospin do të jetë lavjerrësi më i lartë.
Në përgjithësi, parku do të ketë 28 lojëra dhe atraksione dhe do të vendoset pranë parkut Aquarabia, i cili gjithashtu do të hapet më vonë këtë vit. /Telegrafi/




















































