LAJMI I FUNDIT:

Brenda katër muajve, 175 raste të incidenteve në shkolla – kërkohet vëmendje më e madhe e institucioneve

Brenda katër muajve, 175 raste të incidenteve në shkolla – kërkohet vëmendje më e madhe e institucioneve

Rastet e përleshjeve të nxënësve në shkolla, nuk janë të pakta. Para disa ditësh në një shkollë në Prishtinë u përleshën me thika disa nxënës, ku pati edhe të lënduar me lëndime të rënda, por, ky nuk është rasti i vetëm. Po ashtu ditë më parë në një nga shkollat e Prishtinës një mësuese u therë me thikë nga një nëna e nxënësit.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga janari e deri më tani janë evidentuar 175 raste të inicdenteve në shkolla.


Një mësuese në një shkollë të Prishtinës theret me thikë nga nëna e nxënëses, dërgohet në QKUK
Lexo po ashtu Një mësuese në një shkollë të Prishtinës theret me thikë nga nëna e nxënëses, dërgohet në QKUK

“Në periudhën e katërmujorit të vitit 2019, janë evidentuar 175 raste të incidenteve/rasteve të paraqitura në shkolla dhe në afërsi të shkollave. Numri më i madh i rasteve ka të bëjë me rastet lëndim të lehtë trupor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Telegrafin.

Po sipas Policisë, në vitin 2017 kanë qenë të raportuara 594 raste, përderisa në vitin 2018 janë raportuar 477 raste.

“Bazuar në statistikat e evidentuara vërehet një rënie e rasteve të tilla. Policia e Kosovës në vazhdimësi ndërmerr plane konkrete për të parandaluar incidentet e natyrave të tilla”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Rinor Qehaja nga Instituti i Arsimit EdGuard ka thënë për Telegrafin se këto rastet e incidenteve në shkolla dëshmojnë që shkollat nuk kanë siguri të mjaftueshme.

Tre nxënës theren me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë
Lexo po ashtu Tre nxënës theren me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë

“Raste të tilla edhe një herë na dëshmojnë për mungesën e sigurisë në shkolla, mirëpo nga ana tjetër, shumë konflikte mes nxënësish ndodhin jashtë ambienteve të shkollës. Pra masa e sigurisë fizike vetëm duket e pamjaftueshme”, ka thënë ai.

Qehaja ka theksuar se këto raste lidhen edhe me problemet socio-psikologjike e që sipas tij duhet të trajtohen.

“Rikujtoj, që dhuna fizike në shkollë shumë herë ka burim probleme socio psikologjike të individëve, andaj edhe çështja duhet të trajtohet me identifikim dhe përkrahje të personave me tendenca të shfaqjes së dhunës. Këtu vie në pah rëndësia e prezencës se psikologut në shkollë dhe fuqizimit të rolit të tij”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se ky problem këron një vëmendje të madhe institucionale që të zgjidhet.

“Zgjidhja e problemit kërkon më shumë vëmendje institucionale dhe përkushtim për të ofruar diçka të qëndrueshme për problemin e sigurisë në shkolla, pra iniciativa ad hoc që ofrojnë zgjidhje të përkohshme janë dëshmuar të pasuksesshme”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori